E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do ketë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri, flet zëvendësi i Ramës
Politikë

A do ketë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri, flet zëvendësi i Ramës

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka komentuar protestën e sotme të opozitës, në një intervistë për A2 CNN, ku vlerësoi zhvillimin paqësor të saj, ndryshe nga sa ndodhi të shtunën e kaluar.

 “Sot besoj që u kthyem në parametrat e duhur të sjelljes, në respekt të ligjit dhe në respekt të qytetarëve të tjerë të Tiranës. U protestua paqësisht dhe janë në të drejtën e tyre ta bëjnë këtë ku të duan”.

Por çfarë do të ndodhë me Parlamentin tani që deputetët e opozitës dorëzuan shkresat e dorëheqjes nga mandati? Për Braçen, secili ndërton një marrëdhënie me votuesit e vet. “Por Parlamenti është funksional, në momentin që ka 71 vota. Në momentin që humbet qoftë edhe një, Parlamenti ezauron mandatin e tij”, shprehet zëvendëskryeministri.

Megjithatë, largimi i opozitës nga Parlamenti sjell një shqetësim. “Në aspektin e integrimit europian ky është problem shumë i madh”, thotë Braçe. “Këta deputetë po i bëjnë dëm Shqipërisë, të ndikuar nga partitë e tyre dhe një grusht njerëzisht që i kontrollojnë ato. Por zgjedhjet e parakohshme zhvillohen kur mazhoranca nuk ka më vota në Parlament”.

“Mendoj që qeveria, tashmë e vetme, ka një barrë të shtuar për të bërë gjënë e duhur në raport me qytetarët”, shton Braçe, duke iu përgjigjur edhe Presidentit Meta për nevojën për hapa pas nga ana e shumicës: “Në aspektin kushtetues dhe të drejtësisë, vendi, jo ne, nuk ka nevojë për hapa pas. Shqipëria nuk ka nevojë për hapa pas”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.