A do ktheheni në selinë e PD-së? Ja si përgjigjet Sali Berisha. Komenti për deklaratat e ambasadës amerikane
Ish kryeministri Sali Berisha e përsëriti edhe një herë ftesën e tij për kryedemokratin Lulzim Basha që sot ai të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur prej tij.
I pyetur nga gazetarët a do të kthehet në selinë e PD sot pas mbajtjes së Kuvendit të 11 dhjetorit, që Lulzim Basha nuk e njeh, Berisha tha se selia është e PD-së.
Berisha ka komentuar edhe reagimin e ambasadës amerikane që e cilësoi Kuvendin e PD-së një tubim.
Pyetje: A do shkoni sot në seli? Ambasada e ka quajtur një tubim Kuvendin sot…
Berisha: Mesazhet janë një histori turpi e morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët, nga më të lirët e shqiptarëve.
Pyetje: Do ktheheni në seli sot? Keni komunikuar me zotin Basha sot?
Berisha: Jo nuk kam komunikuar është i ftuar në Kuvend
Pyetje: Do ktheheni në seli sot?
Berisha: Selia është e PD
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



