E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do largohen nga Shqipëria pas sulmit me armë? Flet bashkëshorti i gazetares Klodiana Lala
Sot

A do largohen nga Shqipëria pas sulmit me armë? Flet bashkëshorti i gazetares Klodiana Lala

Nuk kemi ndërmend që të largohemi nga Shqipëria”. Kështu eshte shprehur kete te premte, bashkeshorti i gazetares Klodiana Lala, banesa e prinderve te te ciles u sulmua me bresheri kallashnikovi ne oret e para te se enjtes, nga persona ende te paidentifikuar.

Sot, gazetarja ka dhënë dëshminë para grupit hetimor në prokurorinë e Tiranës që po heton dosjen. Jashtë ambienteve të prokurorisë së Tiranës në një komunikim me gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, bashkëshorti i gazetares Ylber Lleshi, që jeton në Britaninë e Madhe shprehet se nuk ka ndërmend që të largohen pas ngjarjes.

Ylber Lleshi jeton prej vitesh në Britaninë e Madhe, ndërsa bashkëshortja, gazetarja Lala së bashku me dy vajzat jetojnë në Tiranë. Ngjarja e pazakontë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Domje të Tiranës, aty ku prej vitesh jeton familja e gazetares së kronikës së zezë, Klodiana Lala.

Report tv

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.