E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do pranoje bashkëqeverisje me Ramën? Basha: E di çfarë e pret pas 25 prillit…
Publik News

A do pranoje bashkëqeverisje me Ramën? Basha: E di çfarë e pret pas 25 prillit…

 

Ai tha se pas 25 prillit Ramën e pret gjykimi qytetar dhe vendosmëria e tij për të bërë të mundur që drejtësia ta ndëshkojë për çdo krim dhe aferë korruptive.

“Rama e di çfarë e pret pas 25 prillit. Pas 25 prillit, Edi Ramën nuk e pret asgjë tjetër përveç gjykimit qytetar dhe vendosmërisë sime për të bërë të mundur që drejtësia të bëjë të sajën dhe ta ndëshkojë për çdo krim dhe aferë korruptive që ua ka nxirë jetën këto 7 vite. Vetëm ky është shpëtimi i Shqipërisë jo vetëm nga përgjegjësi për këtë situatë, por nga kushdo tjetër që mund të mendojë pas tij se mund të bëjë çfarë ka bërë ai me shqiptarët dhe t’ia hedhë pa lagur. Jo! 25 prilli nuk do të jetë thjesht dhe vetëm fillimi i një ndryshimi, por do të jetë fundi i pandëshkueshmërisë. E përsërisim zotimin tim publik: kush ka vënë dorë në interesin publik të shqiptarëve, mbi pasuritë e shqiptarëve, mbi taksat e shqiptarëve dhe ka cenuar rëndë jetën, shëndetin, shpresën e tyre do të marrë ndëshkimin e merituar me ligj”, deklaroi Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.