A do procedohet penalisht Edi Rama?!
Që prej ditës që hyri në fuqi vendimi për mbylljen e pikave të basteve në Shqipëri janë proceduar penalisht shumë persona që kanë shkelur ligjin.
Mijëra qendra lotosh u mbyllën në mbarë vendin, ndërsa edhe subjektet apo individët që reklamonin pikat e basteve u ndoqën penalisht.
I tillë ishte rasti i administratorit të klubit të futbollit “Kastrioti”, pasi në bluzat e ekipit reklamohej një pikë bastesh me qendër në Kinë.
Por prej disa ditësh kryeministri Rama mban veshur një xhup të klubit të Liverpulit, i cili ka të stamupuar një kompani bastesh.
“BetVictor”, është partner i ekipit anglez prej disa vitesh.

Rama ka dalë kudo nëpër media me këtë xhup, madje edhe në takime zyrtare.
Tashmë pritet qe organet ligjzbatuese të nisin procedimin penal ndaj Ramës për reklamim të një kompanie bastesh!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



