E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do regjistrohen kandidatët e PD në logon e PL nëse gjykata i jep vulën Alibeajt?
Lajme

A do regjistrohen kandidatët e PD në logon e PL nëse gjykata i jep vulën Alibeajt?

Ilir Meta: Do të jetë një ‘boomerang’ për kreun e meduzës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur ditën e sotme në lidhje me vulën e Partisë Demokratike. Ai pyet në Report TV nëse kandidatët e PD do të regjistrohen në logon e Partisë së Lirisë në rast se gjykata vendos t’i japë vulën Enkelejd Alibeajt.
Ai u shpreh kjo është çështja më e parëndësishme për këdo pasi tashmë kandidatët janë publikë. Meta theksoi se në rast se gjykata e konfirmon se vulën e cakton kreu i meduzës atëherë kjo do të jetë boomerang për këtë të fundit dhe sistemin gjyqësor në Shqipëri.

“Mendoj se kjo është çështja  më e parëndësishme për këdo pasi tashmë kandidatët janë publikë. Në rast se gjykata konfirmon se përfundimisht Shqipëria është një shtet mafioz ku vulën e cakton kreun e meduzës, do të jetë një boomerang për kreun e meduzës dhe sistemin gjyqësor në vend që është përgjegjësi kryesor pse Shqipëria është kampione e korrupsionit.”, deklaroi Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.