E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do ta zbatojnë  paketën  qeveritare “Anti-KÇK” kryeprokurori dhe SPAK-u?
Publik News

A do ta zbatojnë paketën qeveritare “Anti-KÇK” kryeprokurori dhe SPAK-u?

Paketa “Anti-KÇK” bie ndesh, në shumë pika, me Kodin e Procedurës Penale dhe pritet t’i vendosë para vështirësive prokurorët se cilin akt duhet të zbatojnë.

Logjikisht, Kodi i Procedurës Penale prevalon mbi çdo ligj tjetër, përfshirë Aktet Normative të Qeverisë. Por, në një situatë presioni prej Vetingut, prokurorë të ndryshëm mund të zgjedhin t’i “bëjnë qejfin” kryeministri Edi Rama, ndërsa të tjerë mund të zgjedhin t’i qëndrojnë stoikë parashikimeve të Kodit Penal.

Pikërisht, për të shmangur një situatë të tillë, Prokurori i Përgjithshëm ka tagrin ligjor për të nxjerrë Udhëzim të Përgjithshëm dhe detyrues për të gjithë prokurorinë e juridiksionit të përgjithshëm.

Nga ana tjetër, edhe drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, ka mundësinë ligjore për të nxjerrë një Udhëzim të Përgjithshëm, në bazë të të cilit të orientohen prokurorët specialë se cilin akt ligjor duhet të zbatojnë.

Këtu pritet të jetë sfida e dy drejtuesve të lartë të Prokurorisë Shqiptare. Do t’i qëndrojnë strikt Kodit të Procedurës Penale, duke mbajtur një qëndrim që bie ndesh me “hovin kryeministror” të Edi Ramës, apo do të zgjedhin që t’i përulen pushtetit të Shefit të Kabinetit Qeveritar dhe të pranojnë zbatimin e paketës “Anti-KÇK”?

Paketa “Anti-KÇK”, siç njihet ndryshe Akti Normativ i Qeverisë për “Masat Parandaluese kundër krimit të organizuar”, përfshin një seri parashikimesh, të cilat bien ndesh me Kodin e Procedurës Penale dhe parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Nëpërmjet këtij Akti Normativ, qeveria vendos që t’i japë Policisë së Shtetit kompetenca, të cilat Kodi i Procedurës Penale ia njeh më së pari prokurorit e, më tej, gjykatës.

Akti Normativ parashikon që, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm apo të drejtorëve të tjerë lokalë, Policia të kryej përgjime, të ndalojë lëvizjen apo të vendosë sekuestro të pasurive të personave të dyshuar si të përfshirë në krim të organizuar, të familjarëve të tyre apo të bashkëpunëtorëve në biznes.

Akti Normativ parashikon që këto nisma të Policisë, të vlerësohen më tej nga prokuroria dhe në fund nga gjykata.

Por, parashikimet e Aktit Normativ, të cilat i japin super-fuqi Policisë së Shtetit, tejkalojnë pozitën e prokurorit, të njohura nga Kodi i Procedurës Penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.