A do të futet në politikë Argita Malltezi? Po Bashën ju e futët në PD? Ja ç’thotë Argita Malltezi
E ftuar në emisionin Top Story, vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Robert Rakipllari nëse ajo do të përfshihej në politikë.
Rakipllari: A kemi një kalim tuajin në politikë? A e keni me plan këtë gjë duke qenë se keni edhe shkak me këto padrejtësi me pushtetin e Edi Ramës?
Argita Malltezi: Betejën politike e bën Sali Bërisha, them që shkëlqen në atë që bën. Unë i qëndroj asaj që kam thënë. Unë kam marrë vendimin që të mos marr këtë rrugë, por të ndjek rrugën që kam ndjekur, sepse, qoftë edhe për shkak të eksperiencës që kam fituar gjithë këto vite. Unë e di se çfarë lloj përgjegjësie e jashtëzakonshme është pushteti. Ka të bëjë me bukën e njerëzve, ka të bëjë me lodhjen e përditëshme dhe me vuajtjet e përditëshme të njeriut të thjeshtë. Është shumë e vështirë të arrish pritshmëritë që duhet patur në këto raste. I mbetem asaj që thashë, unë nuk kam asnjë plan për t’u kthyer në politikë. Unë nuk kompleksohem kurrë për të marrë një vendim. Unë jam pjesë e Partisë Demokratike, jam avokate e vlerave që ajo përfaqëson. Kam një mirënjohje të jashtëzakonshmë ndaj çdo anëtari. I jam shumë mirënjohëse Zotit që kam arritur të shikoj atë lloj përmase të shpirtit të njeriut që ata kanë arritur të demonstrojnë në momente të jashtëzakonshme.
Ajo tha se nuk është e vërtetë që Lulzim Bash aka hyrë në politikë prej saj.
“Nuk jam unë që e futa Lulzim Bashën në politikë. E kam pasur te miqtë e ngushtë të rrethit shoqëror. Në 2005 ka pasur një ofertë nga një parti tjetër politike. Më ka kërkuar vetëm që të takohej me Sali Berishën. Nuk e kam pyetur sepse donte ta takonte, nuk kam dashur asnjëherë që Sali Berisha të merrte kosto për shkak të ndërhyrjeve të mia”, tha Argita Malltezi (Berisha).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



