A do t’i bashkohet protestës së 11 shkurtit? Alibeaj: Protestoj gjithmonë kur…
Enkelejd Alibeaj është pyetur nga gazetarët ditën e sotme, nëse do t’i bashkohet protestës së lajmëruar nga Sali Berisha më 11 shkurt.
Ai u shpreh se ka marrë pjesë gjithmonë aje ku është kërkuar goditje e kryeministrit.
“Unë protestoj gjithmonë, bazuar në ligj, mbi fakte dhe e kam bërë këtë gjithmonë, në mënyrën më serioze. Do jem gjithmonë atje ku kërkohet goditja e drejtpërdrejtë e kryeministrit. Do ta shohim këtë punë, e kam dhënë përgjigjen, sot jemi për një çështje të rëndësishme”, u shpreh ai.
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, jashtë sallës së Kuvendit ka thënë se Rama e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet kërkesës për interpelancë.
Sipas tij Rama ka 2 seanca që nuk vjen në Parlament, ka kaq kohë që nuk përgjigjet, gjë e cila tregon se ky vend “defakto” nuk ka kryeministër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



