A duhet që ” populli k…” ti hapë rrugë b….. !
Naim Noka

“Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu-ngrihu por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë”.
Keto Fjalë Kryeministri i Shqipërisë përdori në parlament duke ironizuar thirrjet e opozitës për protesta .E kishim dëgjuar më parë kur ishte në bashki me zhargonin e rruges:” Po na shkerdhehet nëna nga mjesi deri në darkë, nuk ka bir kurve që të gjejë një dollar në xhepa..” por praktikisht, Edi Rama sot ka bërë lajthitje kur krahasoi popullin opozitar dhe këdo që është kundër keqqeverisjes së tij me organin gjenital impotent.
Luli sado “çun i mirë” apo i keq qoftë, nuk i takon një fjalor impotence kaq troç sepse ka vetem dy variante: ose Kryeministri ka lajthitur e rradakja nuk ja kontrollon mendimet dhe në këto raste ti hapet rrugë budallait nuk është normale, ose vertet ka vend për këtë banalitet alla Rama. Por lajthitja e sotme nuk është rasti i një njeriu rrugësh, por e një individi që e morën nga rruga e bëne ministër ,Kryetar Bashkie , Kryetar Partie e Kryeministër. Nga dita që u bë Ministër Kulture me çorape” dylberësh” ai tashmë duket se e ka arritur kulmin duke futur Rilindjen dhe armatën e bindur të interesave të nje grushti oligarkësh në një autobuz gjigand. Pasi i ka vënë të gjithë interesaxhinjtë e këtij fshati feudal në sediljet e autobuzit gjigand , ka futur diku nga fundi Lulin dhe paralamentarët opozitarë dhe nuk e hap derën fare sikur nami të bëhet.
I është mbushur mendja top dhe e beson dhe vetë se nuk pjerdh as per Trumpin e as për Putinin…. Ja fut pordhës , sa herë do e kur do vetë i pari duke i detyruar të gjithë bashkëpunëtorët dhe interesaxhinjtë që të ambjentohen me erën e tij. E ndalon autobuzin vetëm në stacionin që do, bën video dhe lajme me ekipin e ERTV për “median e familjeve”… duke i bërë lavazh trurit të harlisur të shqiptarëve që nuk dinë nga t’ja mbajnë.
I bindur meqë beri 20 vjet në pushtet është kaq i zoti të bëjë pordhë dhe se jo vetëm populli opozitar por të gjithë duhet të mësohen me erën e tij. Eshtë e paimagjinueshme në 2018 që parlamenti ka degjeneruar i marrë peng në autobuzin e këtij kryeministri pa patentë.
Populli shqiptar opozitar doli nga çadra dhe tani duket i marrë peng nga Kryeministri dhe nuk e lë te zbresë nga autobuzi as në rrugën e kombit, as në qendrat urbane as në bregdet madje as në alpe.
Basha akoma nuk është vonë që të zbresë nga Autobuzi … dhe ta ndajë mendjen të bëhet “çun i keq ” dhe të tregojë me vepra që është opozitar dhe i “tërbuar” … Po qëndrove dhe pak në autobuzin e Ramës… do të zërë vërtet gjumi dhe nuk të ka kusur populli opozitar dhe jo vetëm. Në të kundërt i del fjala e budallës…. Por as në rastin më keq populli k… nuk duhet ti hapë rrugë “b…..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



