E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A e di këtë gjë zonja Kim?!
Publik News

A e di këtë gjë zonja Kim?!

 

Jam i çuditur!

Nuk ka mundësi që qeveria jonë e madhe të ketë blerë vota; përdorur shtetin për presion ndaj zgjedhësve; dëmtuar rregullat e lojës kur loja filloi. As të ketë përdorur të dhënat personale për terror elektoral!

Nuk ka mundësi! Ne e dimë që votat i bleu opozita. Madje sipas Petros në Fier LSI bleu 10 mandate me krimin e organizuar, që qeveria e atij i jep tendera..!!!

Ndoshta OSBE/ODIHR ka ngatërruar raportin me zgjedhjet e Bjellorusisë..!

Ne na ka thënë Ambasada Amerikane që ishin zgjedhje të mira.
Ç’ne OSBE?!

Meqë ra fjala, a është ende USA në OSBE?! Nëse është ende, a e di këtë gjë zonja Kim?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.