A e meritojmë Skenderbeun ne si komb?
Auron Tare
Si zakonisht shqiptarët e facebook bënë me qindra statuse për Skenderben, këtë figurë me permasa europiane. Është në modë në keto kohë nacionalizma në trojet tona.
Flamurët, shqiponjat me duar, bluza etj. Një lloj dalldisje kombëtare. Një trans patriotik i Çuditshëm. Një lloj BB kolektiv. Nejse nuk po zgjatem. Nuk është se doja të shkruaja ndonjë gjë të pa thënë për Skenderbeun, por nuk më lanë dedikimet patriotike, thirjet didirambike dhe daullet patriotike.
Mes gjithë kësaj zhurme dhe dalldije doja të bëja një pyetje për patriotet tanë. A e meritojmë ne si komb Skenderbeun?
Po me tha një mik që ka bërë një Opera për të. Patjeter me tha një tjeter mik i llogores së përbashkët të trashëgimisë.
Dikur të dy ishim në Krujë ku premtuam prishjen e godinave pa leje në Kala. Sot të dyve na vjen turp të shkelim atje përsëri se godinat janë bërë 3 katëshe.
Nëse Skenderbeu na shikon andej nga lart a do ishte krenar për atë që bëri për këta që bëjnë shqiponjën në facebook? Kur shikon Kalanë e Krujës që e mbrojti për 25 vjet nga “turku barbar”?
Ja çfarë thonë kronikat e kohës për turkun barbar “ Të zemëruar që Kalanë e Krujës nuk e morën dot turqit I prenë të gjitha vreshtat dhe ullinjtë”
Nderkohë pasardhësit e Skenderbeut sot jo që nuk lanë më vreshta e ullinj në kembë por po shpartallojnë si Malet perqark duke i bërë me sukses të dukshëm çimento për eksport apo gelqere në ato qindra furra që rrethojnë Krujën. ( po po 10 milion turistë na erdhen në fakt 🤣)
Mirë malin që e bëbë çimento por edhe Kalanë e Skenderbeut e kanë rrethuar me shëmtira betoni në emër të turizmit dhe shesin xhingla që vijnë nga vendi i “turqve barbare”
Në ka gjë që shqiptarëve patriotë kudo që janë duhet ti vij turp jëto 30 vjet, është shkatërrimi i dhimbshëm i Krujës dhe historisë së saj Europiane.
Shqiptarëve patriotë t’u rrojë facebooku se Kruja është simboli ku pyetja ime e mësipërme mer përgjigjie. A e meritojmë Skenderbeun ne si komb?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



