E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A firmoste Danieli për Mirlindën tek AKSHI apo Karçanaj për Shimën?
Lajme

A firmoste Danieli për Mirlindën tek AKSHI apo Karçanaj për Shimën?

Dyshime për tendera të fryrë, pasuri miliona euro dhe një hierarki të përmbysur

Dyshimet për abuzime me tenderat dhe fondet publike në Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po thellohen, ndërsa një nga pyetjet kryesore që po qarkullon në media është: kush vendoste realisht në këtë institucion – a firmoste Danieli për Mirlindën, apo Karçanaj për Shimën?

Në qendër të vëmendjes janë ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe ish-zëvendësdrejtori Daniel Shima, të cilët përmenden në raportime të ndryshme mediatike si figura kyçe në skemat e dyshuara të tenderave të fryrë dhe projekteve shumë milionëshe të teknologjisë.

Karçanaj është marrë e pandehur nga SPAK dhe ndodhet nën masë sigurie “arrest shtëpie”, ndërsa për Shimën hetimet vijojnë dhe dosja ndaj tij, sipas burimeve mediatike, është zgjeruar me elementë që lidhen edhe me pastrim parash dhe pasuri të pajustifikuara.

Në dëshmitë e raportuara në media, Shima mësohet të ketë deklaruar se “firmoste për Mirlindën”, duke lënë të kuptohet se vendimmarrja zyrtare kalonte përmes drejtueses së institucionit. Por dokumentet dhe rrjeti i kompanive, pasurive dhe investimeve të lidhura me ish-zëvendësdrejtorin kanë ngritur dyshime të forta se ndikimi real në vendimmarrje mund të ketë qenë në kahun e kundërt.

Raportimet flasin për një rritje të shpejtë dhëe të pazakontë të pasurisë së Shimës në pak vite, përfshirë kompani të shumta, prona të paluajtshme, troje, apartamente dhe biznese të regjistruara në emër të personave të afërt. Kjo ka sjellë pikëpyetje serioze mbi burimin e të ardhurave dhe lidhjen e tyre të mundshme me tenderat e zhvilluar në AKSHI.

Po ashtu, në media përmendet se deri në vitet e fundit çdo tender i madh i institucionit kalonte përmes zëvendësdrejtorit, i cili konsiderohej nga shumë burime si personi që lëvizte realisht proceset dhe ndikonte në vendimmarrje. Në këtë kontekst, pyetja mbi hierarkinë reale brenda institucionit mbetet thelbësore për hetimet: kush kishte kontrollin faktik mbi firmat dhe tenderat?

Ndërkohë, kërkesat publike për veprime konkrete nga drejtësia janë shtuar. Verifikimi i pasurive, hetimi i rrjetit të kompanive dhe ndjekja e fluksit të parave mbeten në fokus, me pritshmërinë që çdo pasuri e pajustifikuar të hetohet dhe, nëse provohen shkelje, të sekuestrohet në interes të qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.