A hëngri karkaleca deti në burg Nuredin Dumani? Reagon SPAK
Lajmi se Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë dhe një nga të arrestuarit në operacionin “Plumbi i Artë”, hante lirshëm brenda qelisë së tij bëri bujë të madhe në media. Megjithatë, ushqimi këtë herë duket se i ka shkaktuar probleme serioze shëndetësore, pasi ai përfundoi në spital.
Kur u pyet nga gazetarët nëse Dumani kishte konsumuar karkalec deti brenda qelisë, SPAK theksoi se kjo nuk është në kompetencën e saj, duke e përshkruar si përgjegjësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë.
Në komunikimin zyrtar, SPAK shprehet:
“Kjo çështje nuk është në kompetencë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për këtë arsye, ju mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë për trajtimin e mëtejshëm të kërkesës suaj.”
Ngjarja rikthen në vëmendje kushtet e mbajtjes së bashkëpunëtorëve të drejtësisë brenda burgjeve dhe menaxhimin e tyre nga institucionet përkatëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



