E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A i trembesh reformës? Rama: Unë nuk jam i “virgjër”, por ama e kam një obsesion..
Lajme

A i trembesh reformës? Rama: Unë nuk jam i “virgjër”, por ama e kam një obsesion..

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur gjerë e gjatë në lidhje me një pyetje që shumë gazetarë kanë dëshirë t’i bëjnë politikanëve të çfarëdo lloji apo “rangu”.

Në një konferencë të fundit me gazetarët për këtë vit, Kryeministri Rama është shprehur se ai nuk bën pjesë tek ata politikanë që rrahin gjoksin dhe deklarojnë virgjërinë e tyre politike.

Kreu i qeverisë thekson se t’i përgjigjesh kësaj pyetje është e parëndësishme për të, pasi ai është “në konflikt interesi” me vetë përgjigjen. Por nga ana tjetër, Kryeministri ka përdorur një fjalë mjaft interesante për reformën në drejtësi, duke thënë se ai ka një lloj obsesioni për të.

…u shprehet se reforma do ti bëjë politikanët të paguajnë… ju keni 20 vjet në politike, nuk di asgjë për raportin tuaj me drejtësinë por dua tju pyes, a keni ju ndonjë merak?

“Nuk ka rëndësi se cfarë them unë, fjala ime është… sidoqoftë në konflikt interesi, ka rëndësi se cfarë thotë drejtësia për këdo! Kështuqë, juve keni dëgjuar shumë politikanë që ti bien gjoksit, për të treguar virgjërinë e tyre. Unë nuk hyj tek ata që e bëjnë këtë, sepse nuk ka asnjë kuptim. Por di një gjë, që reforma në drejtësi është një nga obsesionet që unë kam pasur, në kuptimin e një prej pikave fikse, në idenë time se SI, mund dhe duhet ne të bëjmë shtet këtu. Për këtë arsye kam instituar që të futet në programin e PS-së, edhe pse reforma kërkonte ndryshime kushtetuese në rradhë të parë, kam qenë i bindur se reforma ishte një gjë të cilës i kishte ardhur koha, sepse për këto reforma, jam i bindur se është e pamundur ti dalësh përpara dhe ta bllokosh…

Problemi im është si të bëhet në këtë vend e mundur që të ndahet në këtë vend zullumi mënjanë dhe t6ë mos vazhdojë hhistoria të gjithë janë njësosj, të gjithë janë të zhytur në zullum, të gjithë hyjnë e dalin në zullum. Kjo për mua është e neveritshme. Mënyra për ta zgjidhur është të kemi një drejtësi të drejtë.”-tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.