E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A ishin të fejuar Sara dhe Endriku ?
Lajme

A ishin të fejuar Sara dhe Endriku ?

Endrik Beba dhe Sara

Sara një nga banoret e “Big Brother Vip” gjatë një bisede me Albi Nakon tregoi se ka qenë jo vetëm e lidhur por edhe e fejuar me Endrik Bebën.

Për këtë deklaratë të Sarës kanë reaguar edhe familjarët e Endrik Bebës, të cilët menaxhojnë rrjetet sociale të konkurrentit.

Ata theksojnë se mes tij dhe modeles Sara Gjordeni, nuk ka pasur fejesë, por kanë pasur vetëm një lidhje disa mujore.

“Ndiejmë detyrën të theksojmë se midis Sara Gjordenit dhe Endrik Bebës nuk ka pasur ASNJË fejesë në horizont. Ishte një lidhje të rinjsh disa mujore, 9 vite më parë. Endriku, siç pranoi lidhjen me Sarën, siç pranoi martesën e parë nga e cila ka një djalë, siç pranoi lidhjen e re nga e cila pret të bëhet baba sërish, mund të kishte pranuar edhe fejesën, nëse do të ekzistonte, por NUK ka ekzistuar. Urojmë të ketë mundësi ta sqarojë edhe vetë. Faleminderit”, shkruhet në postim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.