E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A je kontaktuar nga Rama: Ish-këshilltari i Trump: Nuk merrem me socialistë e komunistë…
Publik News

A je kontaktuar nga Rama: Ish-këshilltari i Trump: Nuk merrem me socialistë e komunistë…

Ish këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Bannon ka zbuluar se të gjithë liderët botërorë kanë tentuar të paktën një herë ta kontaktojnë.

Mes tyre duket të ketë qënë edhe kryeministri, Edi Rama. Në “Syri Tv” Bannon nuk zbuloi asgjë, por shtoj se nuk merret me socialistë dhe komunistë.


Steve Bannon: Së pari unë nuk flas kurrë se kush mundohet të më kontaktojë mua, por dua të them se shumica e liderëve politikë nëpër botë përpiqen të më kontaktojnë mua, dhe nuk dua ta zbuloj. Por duhet të supozosh se unë nuk merrem me socialistë dhe nuk merrem me komunistë. Unë jam katolik, besoj në lirinë e fesë, në liritë si kapitalizmi, dhe fokusi im kryesor ka qenë kundër Partisë Komuniste Kineze e cila besoj së është pararoja e të keqes në botë sot sepse janë partnerë biznesi me Soros, partnerë biznesi me partinë e Davos-it, partnerë biznesi me të gjitha korporatat multinacionale, dhe financierët e Uall Street, qytetit të Londrës, pra, nuk dua ta bëj publike, por njerëzit duhet të kuptojnë se jam në anën e drejtë.

Gazetari: Edi Rama është një socialist dhe komunist në gjykimin tuaj ..

Steve Bannon: Nuk dua të them se është komunist, por besoj, nuk dua ta nënçmoj shumë, por kohë më parë besoj se ai ka folur publikisht mbi vlerat e komunizmit dhe të Rusisë nën komunizëm. Besoj se të shkuarën ai ka folur për vlerat e Rusisë nën komunizëm. Ka folur për vlerat e komunizmit në Bashkimin Sovjetik. Dhe duket së është socialist, kështu që unë nuk mbështes regjimet socialiste, nuk mbështes socializmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, unë mendoj se socializmi është një pjerrtësi e rrëshqitshme në komunizëm, dhe e mendoj komunizmin gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Unë jam populist. Unë vij nga një familje punëtorësh në Amerikë, dhe thjesht kam qenë me fat që të futem në Marinë, të shkoj në Harvard, në Uall Street, të punoj për Goldman Sachs, por unë besoj në kapitalizëm, besoj në liritë që vijnë me demokracinë dhe kapitalizmin, por unë jam një populist. Unë luftoj për njeriun e thjeshtë. Dhe mendoj se njeriu i thjeshtë merr pjesën më të keqe nën socializëm, mendoj se njeriu i thjeshtë është më i humburi në komunizëm, dhe duhet të shikohet rekordi im historik në lidhje me këtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.