E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A ka gisht Mirela Kumbaro në tenderin 5 milionë euro të Bashkisë Memaliaj?
Lajme

A ka gisht Mirela Kumbaro në tenderin 5 milionë euro të Bashkisë Memaliaj?

SPAK ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci, për tenderin 5 milionë euro të ujësjellësit rajonal, të dhënë pa garë dhe me ofertë vetëm 12 euro më pak se fondi limit.

Tenderi për ndërtimin e ujësjellësit në disa fshatra të Memaliajt iu dha bashkimit të kompanive “KEG” sh.p.k dhe “ED Konstruksion” sh.p.k, ndërsa punimet sot rezultojnë të realizuara më pak se 20%, edhe pse projekti duhej të përfundonte në prill 2023.

Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i ministres Mirela Kumbaro, për ndërhyrje të dyshuara në akordimin e fondit, lejen mjedisore dhe nënkontraktimin e punimeve.

Sipas kallëzimit të KLSH dhe Procedimit Penal nr. 216 të SPAK, hetimet flasin për shkelje të barazisë në tendera dhe paracaktim të fituesit.

Por emri i Kumbaros nuk figuron në akuzë.

A është kjo faza e parë e hetimit, apo kemi selektivitet në trajtimin e përgjegjësive?

Publiku pret përgjigje konkrete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.