E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A ka përdorur vërtet Berat Buzhala një makinë me targa të Kosovës?!
Flash

A ka përdorur vërtet Berat Buzhala një makinë me targa të Kosovës?!

Një fotografi e pretenduar të gazetarit Berat Buzhala, ku ai është fotografuar duke hipur në një veturë me targa të Beogradit, është publikuar në disa faqe në Facebook. Megjithatë, pas hulumtimit të bërë nga Publiktv.live, është vërtetuar se fotografia është e montuar. Buzhala në fakt është fotografuar duke hipur në një veturë me targa të Kosovës, më saktësisht të rajonit të Mitrovicës.

Artikulli i publikuar në Facebook nga faqet “Thënie nga Albin Kurti” dhe “Krejt Shqiptare” ka përdorur fotografinë e montuar. Kjo fotografi e montuar është publikuar në një grup satirik në Facebook të quajtur “Shërbimi Informativ i Kosovës – BBK NEWS”, siç ka zbuluar Publiktv.live duke përdorur programin e automatizuar online “InVID”.

Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Thënie nga Albin Kurti” dhe “Krejt Shqiptare”:

https://m.facebook.com/ThenieNgaAlbinKurti/posts/pfbid0KvxbP2r97vnfVCkgxjtDNAgi4VDqpYTBDW3zXYJNND4gPe6XYvs5bPx5P8BaQm7el?wtsid=rdr_0tWgmFd0wCE4c4fFi

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02Yjv18ZQmPS9RMakJZFWNswbrCh5Ds66MeteBtLip4mUkmqiUxniBnUXjYajVChSUl&id=100065422092581

Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar online “InVID”, publiktv.live ka gjetur se kjo fotografi e montuar është publikuar në një grup satirik në Facebook i quajtur “Shërbimi Informativ i Kosovës – BBK NEWS”.

Publik Live ka arritur të gjejë fotografinë autentike të publikuar në ueb-faqen “TheFrontliner.uk”, në një shkrim, autori i së cilit është Vudi Xhymshiti.

Në këtë fotografi të shkrepur nga Vudi Xhymshiti, shihet se vetura nuk posedon targa të Beogradit, por e njëjta është me tabela të Kosovës.

Qëllimi i përfshirjes së këtij vlerësimi në metodologji është të tregohet ky lloj i përmbajtjes në situata kur mund të pretendohet se është një raport i vërtetë i mediave dhe kur bëhet potencialisht i dëmshëm në rast të transmetimit të mëtejshëm pa arritur që të shpjegohet qartë se bëhet fjalë për tekst satirik. Pra në raste të tilla, nëse një tekst nuk arrin të sqaroj se ka përmbajtje satirike, mund te kuptohet si i vërtetë dhe, si rrjedhojë, mund të krijojë opinion të gabuar tek audienca. Mirëpo, media që boton këtë lloj përmbajtjeje nuk mund të jetë në njërën nga listat negative vetëm për shkak të publikimit të këtij lloji të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.