A ka porositur Meta tek Dumani vrasje me pgesë?

Për Ilir Metën po shtohen telashet me hetime të tjera, këtë herë, me indicien se gjatë kohës kur ishte në pushtet me Sali Berishën, me Edi Ramën e President, ka porositur vrasje me pagesë,- shkruan media onlinë “Pamfleti”

Këtë indicie, SPAK-ut ia dha killeri Nuredin Dumani, 2 muaj pas arrestimit kur pranoi të bëhej i penduar i drejtësisë, duke rrëfyer vrasjet, rrëmbimet e gjobë vëniet dhe porositësit e tyre, mes të cilëve ka pasur dhe pushtetarë të lartë.

Sipas informacionit që ka siguruar kjo media, rezulton se Nuredin Dumani, i ka dhënë SPAK-ut informacion të detajuar, me emra konkret personash të piketuar nga Ilir Meta, për t’u eleminuar, për t’u kërcënuar, rrëmbyer e zhdukur.

Në dëshminë konfidenciale, që përveç SPAK-ut e kanë regjistruar dhe agjentët e FBI, killeri Nuredin Dumani ka rrëfyer datat dhe rrethanat e porositjes së vrasjeve, ndërmjetësit, vlerat e paguara paradhënie, vlerat totale dhe grupet kriminale që kanë angazhuar korrierët e Ilir Metës.

Dëshmia e Nuredin Dumanit kundër Ilir Metës, nuk është konsideruar shpifje apo ndjenjë hakmarrëse e një krimineli, por burim i informacion real; sepse Nuredin Dumani, ka pranuar që ka marrë vetë porosi vrasjesh për llogari të Ilir Metës, nga grupet kriminale që ishin paguar.

Kur u publikua ky denoncim, Ilir Meta ishte ende President Republike e nuk bëri asnjë reagim publik vetë, por financoi disa media, për ta trajtuar si shpifje ordinere e një krimineli.

Ndërsa ndaj SPAK-ut, nisën akuzat se përse nuk filloi hetimin për deklaratën e Nuredin Dumanit, as pas ikjes së Ilir Metës nga Presidenca, ndërsa ky mendoi se çështja u la në heshtje.

Por para disa ditësh, SPAK ka ngarkuar një ekip të BKH-së i mbikëqyrur nga ekspertë të FBI, që kanë nisur të hetojnë denoncimin e Nuredin Dumanit për Ilir Metën, duke e bashkuar me dëshmi nga të penduar të tjerë të grupeve kriminale, ku emri i Ilir Metës ka dalë përsëri direkt e indirekt, si porositës vrasjesh, rrëmbimesh e zhdukje personash.

Në këtë hetim, që BKH ka nisur për rolin e Ilir Metës si porositës vrasjesh me pagesë, referuar dhe listës që ka deklaruar Nuredin Dumani e të tjerët, do kalojnë në skaner vrasjet dhe zhdukjet e rivalëve politikë, por dhe bashkëpunëtorëve të tij në afera, krime e trafiqe, të cilët kanë qenë dëshmitarë të thirrur nga drejtësia.

Në listën e hetimit, do jetë vrasja me atentat e Aleksandër Ndokës më 8 dhjetor 2017 në Lezhë, si dhe rrëmbimi e zhdukja më 22 mars 2010 e ish-Drejtorit të Alb-kromit, Eduard Belegu, ish-i besuari i Ilir Metës në shumë afera korrupsioni miliona euro.

Por në objektin e hetimit, si vrasje me pagesë të porositura nga Ilir Meta, duhen futur edhe vrasja e ish-Ambasadorit Qazim Tepshi në Çeki, dhe Drejtorit Juridik të Ministrisë së Ekonomisë, Zamir Stefani, disa ditë pas thirrjes nga Prokuroria, si dëshmitarë të CEZ-DIA.

Publikuar nga Publik Media