A ka të drejtë Alibeaj të apelojë vendimin për 11 dhjetorn?
Avokati sqaron ngërçin në PD
Avokati Dorian Matlija: Parimisht vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë është i ankimueshëm në Gjykatën e Apelit. Për çdo rast, si të jenë organizata të shoqërisë civile apo parti, janë organet brenda tyre që vendosin për këto. Gjykata bën vetëm çertifikimin. Ky është një gjyq pa palë. Nëse një palë është e interesuar, ka gjithmonë të drejtë të ankohet në apel. Se sa e vlefshme është kjo ankesë dhe se çfarë rezultati do të ketë, varet nga shumë faktorë. Vendimi nuk zyrtarizon partinë e re. Vendimi thjesht detyron regjistrin e partive të regjistrojë. Vetëm kur të jetë regjistruar në regjistër, mund të themi se kush e ka në dorë partinë.
Partia që është e vjetra, kur cënohet nga një vendim, jo vetëm mund të shkojnë në apel por të hapin edhe proces të ri. Rasti është i komplikuar. Është vendimi për korrikun, pastaj 11 dhjetori dhe 18 dhjetori. Pastaj është edhe referendum i 18 dhjetorit. Në këtë rast varen gjyqet nga njëra tjetra. Jemi shumë larg sqarimit të çështjes nga ana juridike
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



