E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A mbështet Amerika një humbës kronik, apo tenton ta…
Publik News

A mbështet Amerika një humbës kronik, apo tenton ta…

Pyetja që shtrojnë të paqartët, të pasigurtët, të pab*thet, pra ata që presin se nga do anojë peshorja e suksesit nga LB apo nga Doktori “po si mund të vihet në pushtet pa Amerikën?”, ka disa pergjigje.

1. A vihet në pushtet pa bazën e demokratëve? A vihet në pushtet thjesht me vulë?

2. Albini kështu erdhi në pushtet, pa Amerikën në krah.

3. Amerika është aleati jonë strategjik dhe shyqyr që e kemi, por Amerika nuk të sjell në pushtet. Në pushtet të sjell vota e demokratëve në fillim dhe pastaj vota e shqiptarëve në tërsi.

5. Në pushtet të sjell fryma, besueshmeria dhe nuk e krijon dot as njerën e as tjetrën vetëm duke thënë “me tha Amerika për ta marrë këtë vendim”, përkundrazi dukesh shumë i vogel në përceptim publik.

6. Amerika të ka xhan nëse bëhesh faktor i rëndësishëm, nëse jo, ajo del e thotë “Shqipëria është vend i Natos dhe liderët i marrin të pavarur vendimet e tyre”, pra të lëshon në rënie të lirë.

7. Puna nuk është “a vihet në pushtet pa Amerikën?”, puna është “a mbeshtet Amerika një humbës kronik, apo tenton ta përdore atë?”.

P.s. Gjithmonë nëse LB dëshiron të vijë në pushtet, se nese nuk do (se mbase s’do), ja fusim kot edhe ne, edhe Amerika…!

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.