E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A mendon akoma drejtori i ALUIZNI Shkodër se kjo qeveri është e shpartalluar nga korrupsioni?
Lajme

A mendon akoma drejtori i ALUIZNI Shkodër se kjo qeveri është e shpartalluar nga korrupsioni?

Para pak ditësh u komandua si drejtor i ALUIZNI në Shkodër Albert Spahiu.

Ky emër vjen nga Tirana teksa ka qenë edhe në drejtorinë e përgjithshme të ALUIZNI.

Kjo drejtori në Shkodër pati një konkurs për postin e drejtorit por në fund pas gjithë kësaj procedure në çastet e fundit u komandua Albert Spahiu.

Por ky emër nuk është i panjohur ndërsa disa herë përpara se të emërohej ka bërë përshtypje me disa komente në facebook.

Përpara afro dy vitesh Albert Spahiu, sot drejtor i ALUIZNi Shkodër akuzonte qeverinë Rama si më të korruptuarën që ka patur Shqipëria dhe se këtë gjë e kanë kuptuar edhe vetë socialistët. Para dy vitesh Spahiu bënte akuza të rënda për qeverinë në të cilën sot është pjesë e saj si drejtor i ALUIZNI Shkodër.

Ja një prej komenteve që Spahiu bënte përpara se të bëhej pjesë e ‘tepsisë’ së pushtetit:

“Nuk e marr si të lehtë shef Flamuri por tani edhe vetë socialistët po e pranojnë se kjo qeveri është më e korruptuara që ka patur ndonjëherë Shqipëria, qeveria e 6000 eurove një palmë, qeveri e shpartalluar nga korrupsioni”.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/a-mendon-akoma-drejtori-i-aluizni-shkoder-se-kjo-qeveri-eshte-e-shpartalluar-nga-korrupsioni-496302/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.