E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A mund të konsumohet mishi i tregtuar në këto kushte?!
Lajme

A mund të konsumohet mishi i tregtuar në këto kushte?!

Në kuadër të aksionit të mbylljes së thertoreve që nuk plotësojnë kushtet higjeno – sanitare, Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë si dhe Drejtoria Rajonale e AKU në Tiranë kanë bllokuar një thertore në Laç.

Përpos kushteve të këqija kjo thertore nuk ishte as i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ky subjekt u gjobit me masën administrative 100.000 lekë si dhe u konfiskuan mishi dhe mjetet e punës të gjetura në këtë aktivitet ( pajisjet, çengela, thika, hanxhar, frigorifer, peshore etj.)

Bllokimi erdhi si pasojë e denoncimit të një qytetari në platformën shqiperiaqeduam.al në lidhje me tregtimin e produktit të mishit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.