E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A po e vonon Meta  dekretimin e kreut të SHISH? A janë SHBA  të  shqetësuar nga sherbimet ruse në Shqipëri?!
OP-ED

A po e vonon Meta dekretimin e kreut të SHISH? A janë SHBA të shqetësuar nga sherbimet ruse në Shqipëri?!

Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, është  prej muajsh i komanduar dhe ky   ndoshta  është një  precedent i keq për një vend të vogël si Shqipëria. Rëndësia që ka në kohën ku jetojmë  ky post i lartë i lënë  vakant ndoshta  nuk shihet me sy të mirë nga aleati ynë SHBA.

Me pak se i një vit nga propozimi i kryeministrit Edi Rama për emrin e Helidon Bendos si kryetari i ri i SHISH pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës, ende Presidenti Ilir Meta nuk e ka   vënë firmën e tij mbi këtë dekret.

Kreu i shtetit Meta është justifikuar   me faktin se nuk ka ngutje për këtë punë, pasi i propozuari i Ramës për kreun e SHISH, është njëherësh dhe nënkryetar i shërbimit sekret dhe nuk e lë punën mangut.

Edhe kryeministri Edi Rama, duket se është i qetë pasi ka njeriun e besuar që kontrollon Sherbimin Informativ, Helidon Bendon.

Por nëse Meta e mban stilolapsin në syrtar për dekretin dhe Rama nuk e ka ndjerë nevojën e dekretimit të kreut të ri të SHISH, se është komod me Bendon,  amerikanët janë të shqetësuar dhe  nuk e konceptojnë por as nuk e kuptojnë hezitimin e presidentit Meta qoftë për miratim qoftë për rrëzim.

Burime diplomatike  bëjnë me dije se SHBA i ka kërkuar me  Presidentit Ilir Meta që të drekretojë kreun e ri të shërbimit sekret shqiptar.

Situata ne ballkan dhe Europen Lindore  dhe “ekspasioni” rus në Ballkan  dhe Shqipëri, e bëjnë të domosdoshme  që SHISH-i të ketë një autoritet me fuqi të plotë në krye të tij.

SHBA është tepër e shqetësuar për futjen e shërbimit sekret rus në Shqipëri, ndoshta  dhe  emërimi i  ambasadores Kovalec në Tiranë, një njohëse e shkëlqyer e politikës dhe strategjisë ruse për Ballkanin flet per seriozitetin e ndikimit të sherbimeve ruse në Tiranë.

Ndërkohë që Ilir Meta, heziton ti japë Ramës edhe pjesën e mbetur të pushtetin pa u siguruar mirë ngaqë    është më delikati sepse ka informacionin kombëtar. Presidenti Meta ndoshta ka  frikë se Rama i kontrollon tashmë të githa pushtetet  pse jo është në  kërkim të ndonjë pazari me Ramën, dhe firma ne shkresën  mbi tavolinë  që nga  tetori i  2017 për dekretimin e Helidon Bendos si kreu i ri i SHISH nuk mund të hidhet kaq lehtë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.