E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A po  ‘feston’ Rama me Aleks Soros në Durrës shpalljen e Berishës ‘Non Grata’?!
Publik News

A po ‘feston’ Rama me Aleks Soros në Durrës shpalljen e Berishës ‘Non Grata’?!

Rama dhe Alex Soros

Media onlinë   “Syri.net”  shkruan se burime të sigurta nga stafi i Kryeministrit Edi Rama  bëjnë me dije se Edi Rama nuk ka udhëtuar dje jashtë Shqipërisë për arsye shëndetësore siç shumë gazetarë po raportonin nën zë, por ka darkuar në vilën qeveritare në Durrës me Aleks Soros. Ky i fundit ka marrë një tur në Shqipëri dhe Kosovë menjëherë pasi Sekretari Blinken e shpalli Berishën “Non Grata” në USA.

Rama me bashkëshorten Linda në Durrës

Berisha ka deklaruar qartë se Soros  është një prej personave qe ka ndikimin më të madh  të korruptimit të politikanëve në botë. Kjo foto e Ramës me Linda Ramën është bërë sot në mëngjes në bllokun e vilave qeveritare në Durrës ku Rama dukej mjaft i lodhur.

Ndësa sot në profilin e  tij në FB, ish-kryeministri Sali Berisha, i rikthyer fuqishëm në opinionin publik ditët e fundit pasi ai dhe familja e tij u shpall non grata në Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shpërndarë një meme ironike në rrjetet sociale.

Berisha

Në foto-skicën, shihet një djalë që pyetet punonjësen e bibliotekës, teksa pyet për librin “Shqipëria një shtet demokratik dhe i europianizuar”, ndërsa ajo i përgjigjet se seksioni i librave me përralla gjendet në fund të korridorit. “Flet vet!”, shkruan Berisha.,

Të enjten e shkuar, ai paralajmëroi se do të ngrinte një padi ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken për akuzën e shpifjes, padi e cila do të ngrihet në një gjykatë franceze si vend neutral. Berisha tha se dosja për akuzat ndaj tij ishte përgatitur në zyrat e kryeministrit Edi Rama.

Karikatura ne FB
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.