E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A po i ndan Veliaj projektet e Bashkisë me Ajolën?
Sot

A po i ndan Veliaj projektet e Bashkisë me Ajolën?

Bashkia e Tiranës është njësia më e financuar sot në vend. E ndërsa qytetarët vijojnë të ‘shijojnë’ punët e Bashkisë, dimri po vjen, bashkë me të dhe emergjencat civile.

Në jo pak raste, qytetarët janë përballur me mungesë shërbimesh, e më të prekur janë grupet vulnerabël.

Bashkia Tiranë, vitin që shkoi, ndërmori një sërë nismash, një prej tyre është dhe Projekti “Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH) dhe Drejtorive Rajonale në kuadër të sistemit të ri të shërbimeve sociale”.

Ky projekt është organizuar nga Insituti Benussi, drejtoreshë e të cilit është Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt.

Projekti në fjalë konsiston në monitorimin dhe trajnimin që ky insitut në bashkëpunim me organizatën Ballkan Youth Link Albania, i bën punës së bashkive lidhur me shërbimet sociale.

Thënë me fjalë të thjeshta, Ajola trajnon punonjësit e Bashkisë në fushën e shërbimeve ndaj njerëzve në nevojë.

Ky projekt, në të vërtetë nuk është dhënë nga Veliaj, por nga ish-ministri Blendi Klosi, por mbetet interesant fakti që Insituti Benussi, i drejtuar nga Ajola Xoxa, është marrë dhe me Reformën në Drejtësi, edhe me trajnime për bashkitë. (Shiko foton).

Instituti Benussi, në faqen zyrtare, është regjistruar rezulton si një OJF, (organizatë jofitimprurëse), që ka si funksion të forcojë shtetin e të drejtës.

Në këto kushte, na ngelet vetëm një pyetje për t’u bërë:

A është në konflikt interesi Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj në këtë ‘bashkëpunim’ social me të shoqen, Ajolën?

 

 

 Fjalët Kyce
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.