E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A po kapet ndonjë  peshk i madh? Përgjigjet Yuri Kim: Unë nuk jam peshkatare!
Publik News

A po kapet ndonjë peshk i madh? Përgjigjet Yuri Kim: Unë nuk jam peshkatare!

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka folur nga Pusteci, për reformën në drejtësi. Kur është pytur nga gazetarët e po shkohet drejt kapjes së peshkut, diplomatja u shpreh: Nuk jam peshkatarë, por jam diplomate.

Ajo u shpreh se tani është koha që duhet të veprojmë dhe të ecim përpara, duke u bërë thirrje autoriteteve të drejtësisë që të mos dorëzohen.

“Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”, tha Kim.

Pyetje: Po shkojmë drejt peshkut të madh?

Përgjigje: Une jam diplomate. Unë nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate.

Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin ti përmbushin ato. Le të mbështesim ata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.