E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A po krijon Gazment Bardhi një pol të tretë?
Lajme

A po krijon Gazment Bardhi një pol të tretë?

Sekretari i Përgjithshëm i PD-s së vulës, Gazment Bardhi, ka folur sërish për përplasjet në PD-në e vulës, ku 17 deputetë vendosën të mbajnë zgjedhjet për kryetarin e ri në 29 korrik.

Duke qenë se në PD janë krijuar disa grupime, Bardhi është pyetur nëse po krijohet një pol i tretë në këtë parti.

Ai ka hedhur poshtë aludimet se me qëndrimin e tij kundër vendimeve që po merren për zgjedhjet po tenton krijimin e një poli të tretë në PD.

Gjatë një daljeje televizive, Bardhi ka deklaruar se qëndrimi i tij dhe pjesës më të madhe të grupit parlamentar të PD-së së vulës lidhet me nevojën që partia të riorganizohet duke nisur nga baza.

“Bëhet fjalë për atë se si unë dhe pjesa më e madhe e kolegëve brenda grupit duan ta shohin PD. Nuk kemi kundërshtuar riorganizimin e PD, madje e kemi quajtur emergjencë edhe pse qëndrimi ynë u keqinterpretua dhe u tha sikur ne donim të zgjasnim procesin. Qëndrimi ynë ishte që partia vazhdon të jetë e ndarë në dy pjesë, ndaj në konceptin  tonë partia ka nevojë për një rindërtim duke nisur nga qeliza, që është baza”, ka theksuar ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.