A po luan një lojë të rrezikshme Edi Rama me SPAK-un?!
Rama po luan një lojë të rrezikshme me SPAK-un, duke hapur zëra se do të krijojë një komision special në Kuvend për ta kontrolluar.

SHBA dhe BE e kanë krijuar në një mënyrë të tillë Prokurorinë Speciale, që kreun nuk e zgjedh as e shkarkon Parlamenti apo mazhoranca, por Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ku edhe pse mazhoranca ka njerëzit e vet, është e provuar se nuk mund të ndikojë në vendime. Siç ndodhi me rastin e Altin Dumanit, të cilin nuk e donte Edi Rama, por amerikanët.
Po përse bëhet e gjithë kjo zhurmë?
Sado komisione që të ngrejë Parlamenti për të thirrur SPAK, prokurorët nuk raportojnë për hetimet, por për statistikat e përgjithshme. Sot, si asnjëherë tjetër, një prokuror mund të nisë një hetim vetë, pa ja urdhëruar me akt administrativ titullari.
Gjithsesi duket qartë se sikleti i Edi Ramës është shtuar, kur në takimin me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani bëri të ditur se ka nisur procedura për hetimin e çështjes Mcgonigal. Pra sipas të gjitha gjasave, do të përjetojë pjesën shqiptare të asaj historie, për të cilën ish-shefi i FBI-së së Nju Jorkut, pranoi gjykimin e shkurtuar, pra fajësinë dhe duke u dënuar.
Dhe nëse nis pjesa shqiptare e hetimit, njeriu kryesor që do të pyetet është Edi Rama. Njeriu që e ka takuar dhe ka diskutuar me Charles McGonigal, e për këto takime është penalizuar njeriu i Byrosë Federale të Hetimit.
E pikërisht, shkuarja e Edi Ramës në dyert e SPAK, që është logjike në këtë dosje, shënon një zhvillim bombë në Shqipëri. Në mos i pandehur, që nuk ka gjasa të jetë, pasi i tillë nuk është ende as Sali Berisha as Ilir Beqja, normalisht Rama mund të dalë një person në hetim nga dyert e SPAK.
E nga standardi që ka vendosur edhe vetë Rama, duhet japë dorëheqjen edhe si kryetar i PS edhe si kryeministër.
Ndaj po e nis këtë kryqëzatë politike ndaj SPAK, për të bërë presion sa më shumë. Por fuqia e Ramës ka më shumë peshë kur bëhet fjalë për njerëz që i ka nën vete, e jo për vullnete më të mëdha se ai, siç është rasti i amerikanëve.
Ndaj dje nga Shkupi nuk vonoi të nxjerrë foton me Nënsekretarin e Shtetit të SHBA, a thua se ka marrë pafajsësi. Një kryeministër me një nënsekretar shteti-kjo është shenja e parë e braktisjes që SHBA i ka dhënë Edi Ramës, i cili ka thatësirë disavjeçare takimesh niveli të lartë në Uashington. Që nuk është gjë tjetër veçse paradhoma e penalizimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



