A pritet një konflikt i armatosur mes SHBA dhe Kinës?
Pekini mund të përballet me një valë armiqësie pas shpërthimit të koronavirusit që mund të çojë deri në konfrontim të armatosur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu paralajmëron një raport i brendshëm kinez, sipas gazetës britanike Daily Mail.
Raporti është paraqitur në fillim të muajit të shkuar nga Ministria e Sigurisë së Shtetit te drejtuesit më të lartë të vendit, përfshi presidentin Xi Jinping.
Në raport thuhet se ndjenjat anti-kineze në botë janë në nivelin më të lartë që prej goditjes në Sheshin Tiananmen në vitin 1989.
Si rezultat, Pekini do të përballet me një valë ndjenjash anti-Kinë, të udhëhequra nga SHBA.
Në raport thuhet se vendi duhet të përgatitet për skenarin më të keq, që përfshin një konfrontim të armatosur mes dy fuqive të mëdha.
Edhe pse përmbajtja e raportit mbetet sekret, burimet që kanë dijeni për të e kanë konfirmuar informacionin për agjencinë Reuters.
Tensionet mes dy vendeve janë shumë të larta në këto ditë të pandemisë. Drejtuesit e lartë të SHBA e kanë akuzuar hapur Kinën se ka fshehur informacione për virusin në mënyrë të qëllimshme. Po ashtu, SHBA dyshon se virusi ka rrjedhë nga një laborator.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



