E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A ta dha dorën Elvana Gjata? Ja si përgjigjet Arilena Ara
Publik News

A ta dha dorën Elvana Gjata? Ja si përgjigjet Arilena Ara

Këngëtarja, e cila rrëmbeu çmimin e parë me këngën “Shaj”, duke lënë pas një tjetër pretendente për fitoren, Elvana Gjatën, u pyet nëse kjo e fundit e kishte uruar për fitoren.

Arilena theksoi se në mesin e gjithë asaj rrëmuje që u krijua dhe emocioneve pa fund, ajo nuk kishte takuar as nënën e saj që ndodhej në sallë.

A ta dha dorën Elvana Gjata?

“Unë në fakt nuk kam takuar as nënën time. Elvanën e vlerësoj për punën që ka bërë me muzikë të mirë në Shqipëri. E vlerësoj jashtë mase dhe isha e lumtur për të gjithë kolegët që ishin pjesë e këtij festivali dhe manifestuan një prej festivaleve më të mirë në 58 vite”, u përgjigj Arilena.

Elvana ishte një ndër pretendentet më të mëdha për fitoren.

Emri i saj si fituese e festivalit ishte lakuar që para se kënga “Me tana” të prezantohej, ndaj fakti që u rendit e dyta, ishte një surprizë për të gjithë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.