A u zbërthye Jeton Lami për zhdukjen e Vis Martinajt?
FNSH dhe Renea kanë rrethuar mëngjesin e sotëm shtëpinë e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe.
Informacionet në lidhje me këtë aksion janë inekzistente.
Por kujtojmë se se dy njerëzit e fundit që kanë shoqëruar Ervis Martinaj në datën 7 dhe 8 Gusht 2022, kanë qenë ish punonjësi i policisë Jeton Lami dhe një vajzë.
Lami është lakuar si personi që ka dijeni rreth fatit të Martinajt, ndërkohë që familja e tij është marrë në mbrojtje.
Nuk dihet ende nëse operacioni i sotëm ka ardhur pas zbërthimit dhe dëshmisë së Jeton Lamit.
Ky i fundit u arrestua me 24 gusht 2022, me urdhër të prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Fillimisht u raportua se Lami nuk ka pranuar të flasë rreth fatit të Ervis Martinaj dhe shoqërimit të tij me këtë person që kërkohet që prej muajit Maj nga prokuroria e posaçme SPAK.
Prej 18 Majit 2022, Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, në dëm të Endrit Dokles, anëtar ky i një grupimi në Durrës dhe Tiranë, që njihet si “banda e Durrësit”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



