E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Abakarov, edhe Dudaev kualifikohet për në Lojërat Olimpike
Lajme

Abakarov, edhe Dudaev kualifikohet për në Lojërat Olimpike

Islam Dudaev i është bashkuar Zelimkhan Abakarov si përfaqësues i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Mundësi çeçen i cili përfaqëson me sukses Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ka triumfuar në kualifikuesen që i jepte mundësinë të shkonte në Olimpiadë.

Ai do të përfaqësojë Shqipërinë në peshën 65 kg në aktivitetin prestigjioz të kësaj vere.

Në ndeshjet e sotme, në fazën 1/16 Dudaev mundi 9-0 bjellorusin Niurgun Skriabin. Në 1/8 përballë ishte bjellorusi Adlan Askarov, të cilin e mundi me rezultatin 8-6. Në çerekfinale Dudaev mundi koreanoveriorin Kim, ndërsa në garën kualifikuese mundi ukrainasin Erik Arushanian 12-2.

Mundja kësisoj shkon me dy përfaqësues në Olimpiadë dhe me synime serioze për të tentuar atje një medalje, duke parë formën që po kalojnë Abakarov dhe Duadev, të cilët kanë shkëlqyer në evenimentet ndërkombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.