Abuzimi 50 mln euro me Tiranë-Elbasan/ Drejtori Qendro i PS-së i’a hedh fajin Xhikës së LSI-së
Ish nëndrejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, në kohën e ndërtimit të segmentit Tiranë-Elbasan, aktualisht i vendosur drejtor i këtij autoriteti nga qeveria e socialistëve, ka reaguar, duke shpjeguar përse emri i tij kishte shpëtuar nga dosja e kallëzimit penal.
Reagimi i Qendros ka ardhur pasi shkruajti se ai ka mbajtur pozicionin e zv. Drejtorit të ARRSH-së, prej katë viteve të drejtimit të kësaj drejtorie nga LSI-sti Dashamir Xhika, dhe se ai ishte bashkëpërgjegjës për shpërdorimin e fondeve publike me vlerë 50 milion euro, për rrugën Tiranë-Elbasan.
Në reagimin e tij Qendro ka shpjeguar se në kohën kur ai ka qënë nëndrejtor për projektet, menaxhimin e projektit të Elbasanit e kishte nën kontroll vetë drejtori i ARRSH-së, pra Dashamir Xhika.
“Unë kam pasur vetëm rolin e sekretarit, në menaxhimin e Këshillit ndërsa auditi ka gjetur disa vendime jashtë këtij këshilli. Menaxhimi i projektit të Elbasanit e menaxhonte drejtori, Dashamir Xhika” është shprehur Qendro.
Përkundër tij, tjetër version jep ish drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, Dashamir Xhika, i kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre bashkë me dy nëndrejtorë të tjerë, të gjithë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas Xhikës, gjetjet e auditit janë një sulm fars, pas ai është kallëzuar penalisht për një shumë parash që nuk është paguar ende.
“Gjetjet e auditit s’janë asgjë, pasi po flitet për një dëm ekonomik një shumë që nuk është paguar. Janë ankesat e kontraktorit për vonesat e pagesave.” – u shpreh Dashamir Xhika.
Ish drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika ka akuzuar, gjithashtu, drejtëpërdrejtë edhe zv. Drejtorin Afrim Qendro se ka qënë bashkëfirmëtar në Këshillin Teknik për rrugën Tiranë-Elbasan.
“Në vendimet e Këshillit Teknik, Qendro ka qënë bashkëfirmëtar. Por përsëri unë mendoj se nuk ka shkelje dhe se kjo është fryrë kot. Nëse ka shkelje, ai duhet të kallëzohet penalisht dhe jo unë”, përfundoi reagimin e tij, Dashamir Xhika.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



