Abuzimi me tenderin e sistemit të kondicionimit të Prokurorisë së Elbasanit! 4 persona nën akuzë për mashtrim, dëmi 35 milionë lekë
Prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar Policisë së Tiranës të verifikonte një firmë, pasi sipas tyre, ata ndjehen të mashtruar. Bëhet fjalë për një firmë montimi të sistemit të kondicionimit që sipas të “zotëve” të godinës kanë kryer montim pajisjesh që nuk punojnë, ndërkohë që kanë përfituar një tender prej 3.5 milionë lekësh.
Pas verifikimeve të para, bëhet me dije se ndaj katër personave është lëshuar arrest me burg, ndërkohë që dy janë vënë në pranga dhe dy janë në kërkim
Sipas të dhënave hetimore, bëhet me dije se firma instaloi një “chiller” që nuk funksiononte. Ndërkohë, nën akuzë janë vënë administratorët e dy kompanive, drejtuesi teknik dhe inxhinierët. Kujtojmë se dy prej të akuzuarve janë shpallur në kërkim dhe bëhet fjalë për dy vëllezër nga Puka.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në subjektet që administrojnë, kanë kryer shkelje për punimet që janë kryer në godinën e një institucioni, konkretisht në sistemin e kondicionimit dhe të kaldajës, të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për veprime të mëtejshme procedurale. “Në muajin dhjetor 2020, drejtuesi i Prokurorisë, në mungesë të një specialisti të brendshëm mirëmbajtjeje në këtë institucion, ka kërkuar nga Bashkia Elbasan vendosjen në dispozicion të një grupi ekspertësh të jashtëm, pa kundërshpërblim monetar, për të kryer një verifikim profesional të pajisjes dhe dhënien e një mendimi teknik mbi të…”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



