E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Abuzoi seksualisht me minorenën për rreth një muaj, arrestohet
Publik News

Abuzoi seksualisht me minorenën për rreth një muaj, arrestohet

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 47 vjeçar nga fshati Vërdovë, pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 14-vjeçare.

 

Burime pranë Policisë bënë më dije për Panorama.al se i arrestuari është shtetasi, Blerim Bizgjoni, me arsim 8 vjeçar dhe i martuar.

Mësohet se denoncimi është bërë nga 14-vjeçarja, e cila ka dëshmuar se Blerim Bizgjoni e ka përdhunuar për më shumë se një muaj.

Mësohet se 47-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën ditën e Kurban Bajramit dhe e ka kërcënuar vajzën që të mos tregonte rreth kësaj ngjarje.

Minorenia ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie, ndërkohë që abuzimi më të ka vijuar për më shumë se një muaj.

“Në datë 11.09.2020 rreth orës 20:30 pranë komisariatit të policisë së Pogradecit është paraqitur shtetasja A.Q e cila ka bërë ankim se shtetasi Blerim Bizgjoni ka kryer marrëdhënie seksuale me të që nga fillimi i muajit gusht në mënyrë të përsëritur.

Kjo vajzë është e mitur pa bërë 14 vjeç akoma. Pas procedurave është bërë shoqërimi në komisariat i shtetasit blerim Bizgjoni, ai ka pranuar veprën penale dhe më pas u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.