Kryebashkiakja e Shkodrës ka denoncuar në llogarinë e saj në Facebook një manipulim që po ndodh në një qendër votimi në Bërdicën e Mesme.
Sipas Ademit komisionerët e kësaj qendre kanë 2 orë që kanë mbyllur derën dhe po plotësojnë fletët e votimit me të dhënat e ID që ua marrin qytetarëve nëpërmjet telefonit. sipas kryebashkiakes pjesëmarrja reale është 40 votues nga 939 që janë të regjistruar.



