Administratori i Dropullit akuzon policinë: Mund ta kishin kapur të gjallë Kostandinin
Administratori i fshatit Dropull ka folur për vrasjen e Kostandin Kaçifës, pasi ai hapi zjarr ndaj policisë.
Administratori pretendon se kjo vrasje mund të ishte shmangur dhe se Kaçifa mund të ishte kapur i gjallë nga policia.
Ai shprehet:
Duhet të hetohet ngjarja, Forcat Speciale mund ta nxirrnin të gjallë. Fshati është i indinjuar se e vranë, sepse atë mund ta zinin të gjallë.
Forcat Speciale të Shqipërisë ishin një togë e tërë, nuk e di çfarë urdhri kishin marrë. Mund të mënjanohej vrasja. Nuk e di se si mund të mënjanohej”.
Në vijim ai shton se Kostandini ka qenë një njeri i qetë dhe që nuk i ka sjellë shqetësime në komunitet gjatë këtyre viteve që ai ka qenë administrator i fshatit.
Sipas zyrtarit, situata në zonë është tepër e tensionuar.
Ai shton:
Hollësira nuk di si ka ndodhur. Ne erdhëm në familje për t’i qëndruar pranë familjes. Atmosfera është shumë e rëndë, njerëzit nuk flasin kollaj. Është një ngjarje e rëndë për të gjithë Dropullin. Nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër një ngjarje e tillë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



