E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Adoleshentja vrau babain/ Mendimi i sociologut për krimin  që tronditi opinionin publik
Lajme

Adoleshentja vrau babain/ Mendimi i sociologut për krimin që tronditi opinionin publik

“Mund të jenë motive banale, mund të jenë motive esenciale, mund të jenë motive të diskutueshme, megjithatë në të gjitha rastet, krimi dhe vetëvrasja janë të dyja të papranueshme.”

Krimi që tronditi sërish shoqërinë shqiptare sot, vrasja dhe groposja e trupit të babait nga e bija 19-vjeçare në Shënavlash të Durrësit, një tragjedi për familjen Meta,  parë me syrin e sociologut të njohur Gëzim Tushi.

Çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare?!

Sociologu Gëzim Tushi tha: “Pa diskutim, ngjarja është shumë e rëndë. Në fakt unë gjykoj që në nomeklaturën e krimit dhe në fenomenologjinë e krimeve që ndodhin në shoqërinë shqiptare, ky më duket një nga rastet sui generis, një nga rastet më të rënda. Nuk mbaj mend ndonjë rast tjetër ku vajza vret babanë dhe për më tepër për motive të tilla, të cilat janë krejtësisht të pajustifikuara për t’i marrë jetën një njeriu, edhe pse mund të ketë një lloj debati që është i diskutueshëm për sa i përket kornizës morale ose si të thuash elementëve morale që sjellin konflikte të tilla deri në nivelet e vrasjes dhe të vetëvrasjes.

Në njëfarë mënyre mendoj se ngjarja që ka ndodhur, edhe pse doemos ëhstë objekt i një hetimi dhe ne nuk jemi të sigurt, po meqë është konsideruar se vajza, adoleshentja e ka pranuar që e ka kryer krimin, atëherë do të thotë që ne jemi përballë një fakti të kryer. Ka ndodhur një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë, një ngjarje që përbën një skemë, përbën një motiv makabër.

Të gjitha vrasjet dhe vetëvrasjet janë krime, janë të shëmtuara dhe ato kanë anën e tyre të errët, por motivet në të cilat kryhet krimi, natyrisht janë të diferencuara dhe prandaj, edhe në gjykimin juridik, edhe në gjykimin social, shpeshherë diskutojmë për motive e krimit.

Mund të jenë motive banale, mund të jenë motive esenciale, mund të jenë motive të diskutueshme, megjithatë në të gjitha rastet, krimi dhe vetëvrasja janë të dyja të papranueshme, pra nuk janë rrugë e zgjidhjes së problemeve dhe të konflikteve në shoqëri.

Çështja është se shoqëria shqiptare e ka gjetur rrugën e krimit si rrugën më të lehtë dhe në njëfarë mënyre, kjo diktatura e krimit në shoqëri është ulur këmbëkryq dhe shoqëria shqiptare po familjarizohet, madje nuk po i bën efekt shumë ekzistenca e krimit në shoqëri.

Unë besoj se mund të ketë një motiv të caktuar, problemi, megjithëse, nuk e di, një vajze, studente për Administrim Biznesi, nuk besoj se është kaq e thjeshtë të imponohet nga prindi për ta fejuar  apo për ta martuar me një njeri të padëshiruar prej saj.

Por nga ana tjetër duke e konsideruar ekzistencial, këtë argument, unë them që është fare keq që akoma në familjen shqiptare vazhdon të ekzistojë (duke e konsideruar që është fakt – pra, në qoftë se është fakt) familja shqiptare, akoma, në zonat periferike, peri-urbane dhe në zonat rurale, akoma ka një mentalitet sipas të cilit, vajzës, sidomos vajzën, po edhe djemtë në raste të caktuara, i konsiderojnë si pronë personale dhe kanë të drejtën ekskluzive për të vendosur për fatin dhe jetën e  tyre, për të vendosur dhe për t’i zgjedhur edhe partnerin e tyre.

Këto janë recidiva të bujshme të mentalitetit patriarkal të një shoqërie që është përmbysur me kohë, që ka marrë fund me kohë.

Mua më vjen jashtëzakonisht keq që akoma që në shoqërinë shqiptare të ketë akoma arketipe të tilla, të ketë substrate të tilla që të funksionojë kjo lloj ideologjie maskiliste, patrinaliste, sunduese, dominante e meshkujve apo dhe e familjes në përgjithësi për t’i caktuar se cili do të jetë partneri i vajzës apo i djalit .

Mos të harrojmë një gjë: Është një kohë tjetër! Shoqëria liberale dhe individualiste shqiptare e ka zgjidhur këtë formulë. E ka zgjidhur ekuacionin e martesës.  Pra, i ka dhënë fund nj martese që është obligative, që është e detyrueshme apo e lidhur nga prindërit nëpërmjet mblesërisë, shoqërisë apo miqësisë. Sot e drejta për t’u lidhur dhe krijuar martesën është një e drejtë personale dhe e personalizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.