Seanca gjyqësore /Klement Balilit, avokati kërkon gjykim të shkurtuar përfiton 1/ 3 e dënimit
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca paraprake ndaj Kelmend Balilit, ndërsa mësohet se avokati i tij, ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar.
Seanca filloi pa praninë e vetë Balilit dhe për shkak të kësaj kërkese, gjykata shtyu seancën për të bërë të mundur praninë e tij. Për të filluar në orën 13:30 dhe aktualisht, Krimet kaluan çështjen më gjykim me katër akuzat
HETIMI
Klement Balili implikohet në trafikun e rreth 700 kilogramëve lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, të papërpunuar. Sipas organit të akuzës, në datën 6 maj 2016, dy skafistë u nisën nga brigjet e Sarandës për të transportuar me skafin “Vasilikis” ngarkesën e kanabisit.
Sipas dyshimeve, ata kanë komunikuar me Klement Balilin, i cili gjithashtu ka komunikuar edhe me një shtetas grek për mënyrën se si do të zbarkohej droga në Zakinthos. Autoritet greke thonë se, kanë identifikuar se numri me të cilin ka folur një prej skafistëve të arrestuar është i Klement Balilit.
Një fakt i tillë është kundërshtuar nga ky i fundit nëpërmjet avokatëve të tij. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se në përgjigjen e kthyer nga autoritetet greke, ku janë edhe dëshmitë e dy skafistëve, nuk rezulton se ata kanë implikuar Klement Balilin. Ndërkohë, nga vendimi i Gjykatës për Krime të Rënda, që caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” dy vite më parë, ekzistojnë disa përgjime. Konkretisht, numri që autoritet greke dyshojnë se ka qenë në përdorim të Klement Balilit është identifikuar gjatë bisedave më njërin prej skafistëve, ku ai thirrej Keli.
Referuar mediave greke në vitin 2016, ato kanë shkruar se në hetimet për zbardhjen e rrjetit të drogës ku pjesëtarë dyshohet të ketë qenë edhe Klement Balili, kanë marrë pjesë edhe agjentë të DEA-s amerikane.
“Në hetimet për goditjen e këtij rrjeti ka bashkëpunuar DEA, struktura policore amerikane e specializuar në luftën kundër drogës dhe ambasada amerikane në Athinë”, shkruante “Kathimerini”, dy vite më parë. Sipas së njëjtës media, ky rrjet i trafikut të drogës shtrihej në Greqi, Belgjikë, Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Holandë, Britani, Austri dhe Norvegji. Droga dërgohej me skafe nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas prej andej shpërndahej në Europë me kamionë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



