E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Afera e inceneratorit të Fierit/ Pranohet gjykimi i shkurtuar për Kokën e Bllakon
Politikë

Afera e inceneratorit të Fierit/ Pranohet gjykimi i shkurtuar për Kokën e Bllakon

Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën dhe Alqi Ballkon dhe 14 të pandehurit e tjerë.

Për 3 të pandehurit Etleva Kondi, Arenc Myrtezani dhe Giuseppe Cafaglione do të vijojë gjykimi normal.

Gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Arben Dervishajt dhe Regan Merdanit për shpalljen e moskompetencës nga kjo Gjykatë.

Kujtojmë se pak ditë më parë SPAK dha pretencën dhe kërkoi 10 vite burg për  Lefter Kokën, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Ndërsa për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, kërkoi 4 vite brug.

Pretenca e dhënë nga SPAK:

Lefter Koka 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Alqi Bllako 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Mirel Mërtiri 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Stela Gugallaj 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Klodjan Zoto 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Pëllumb Abeshi 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Jonida Zeqo 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.