E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Afera “Partizani”, Altin Dumani: SPAK hetim pasuror ndaj Sali Berishës
Lajme

Afera “Partizani”, Altin Dumani: SPAK hetim pasuror ndaj Sali Berishës

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur sot nga gazetarët lidhur me hetimet për dosjen Partizani, dosje për të cilën Sali Berisha dhe dhëndri janë nën masë arresti.

Lidhur me ecurinë e hetimeve,  kreu i SPAK ka deklaruar se dosja do t’i dorëzohet gjykatës kur hetimet të jenë mbyllur plotësisht.

Sipas Dumanit janë grumbulluar të gjitha provat.

Pyetjes nëse ndaj Berishës ka hetim pasuror, Dumani i është përgjigjur se ‘Janë bërë hetime pasurore.’

Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit nën akuzë për korrupsion pasiv, ndërsa dhëndri i tij qëndron në të njëjtën masë për 2 akuza, korrupsion pasiv dhe pastrim të parave në lidhje me aferën e privatizimit të Partizanit, mbi territorin e të cilit u ndërtuan 19 kulla.

Përveç ndryshimit nga arresti me burg në masë arresti shtëpiak të Jamarbër Malltezit nga gjyqtarja në konflikt interesi Ilirjana Olldashi e cila ka apartament në një nga kullat ku dhëndri i Berishës është aksionet, të gjitha kërkesat e përsëritura të ish-kryeministrit dhe Malltezit për revokim të masave të sigurisë, janë rrëzuar.

Sakaq, Berisha është ende deputeti i Kuvendit të Shqipërisë.  Nëse ai nuk del nga shtëpia të shkojë në parlament deri në fund të qershorit, Berishës i digjet automatikisht mandati për shkak të mungesës 6-mujore në seancat plenare.

Akuzat nga SPAK për Berishën

Sipas Prokurorisë së Posaçme ish-kryeministri Sali Berisha, rezulton se ka pasur rol aktiv në nxitjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani në kundërshtim me ligjin dhe në përfitim të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

SPAK shkruan në njoftim se nga hetimet, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, Sali Berisha ka konsumuar veprat penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Konkretisht, sipas prokurorisë, Sali Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ka kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

Sipas SPAK, Sali Berisha si kryeministër, ka ushtruar kontrolle e presion ndaj administratës për të nxjerrë sa më shpejt urdhërin e privatizimit, ng ai cili dhëndërri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.