Afërdita Dreshaj thotë po! “Mbreti” i saj i bën propozim përrallor (FOTO)
Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj ka vendosur ti japë fund bëqarisë. Modelja është prej 4 vitesh në një lidhje me sportistin çek Jakub Kindl dhe mbrëmjen e kaluar ka marrë propozimin për martesë nga ai.
Në një ambient të dekoruar në mënyrë fantastike, sportisti i ka propozuar mbrëmjën e kaluar Afërditës ajo pa asnjë mëdyshje ka thënë po. Me anë të një postimi në Instgram këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj fotot e mrekullueshme nga propozimi duke e shoqëruar dhe më një përshkrim ku shprehet se njeriu i ëndrrave të saj i kërkoi të martoheshin bashkë.
“Natën e kaluar ishte aq magjike, njeriu i ëndrrave të mia, dashuria e jetës sime më kërkoi të martohesha me të !! Mezi po pres që ta kaloj pjesën tjetër të jetës më ty! Gjithmonë mbreti im! 21.12.2017” shkruan ajo.






Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


