E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agim Ismaili e ka lënë  sigurinë ushqimore në dorë të “zotit”
Lajme

Agim Ismaili e ka lënë sigurinë ushqimore në dorë të “zotit”

Agim Ismaili e ka lënë Sigurinë Ushqimore në mëshirë të fatit. Në fakt edhe pse ka patur asksione gjatë sezonit turistik nga AKU kryesisht në bregdet duke mbyllur e bllokuar shumë restorante dhe tonelata ushqime të skaduara është e pakuptueshme sjellja ndaj ankesës se një ambasade. Publik.live ka siguruar një shkresë që mban datën 28 korrik dhe tani në tetor akoma nuk ka një pergjigje nga AKU.
Institucioni i AKU nuk vihet në levizje edhe nga ankesat e Ambasadave të huaja.
Po ju tregojmë me poshtë shkresën zyrtare të Ambasades Polake per të mbrojtur qytetarët e tyre që gjithmonë mbeten të pambrojtur.
Ka kaluar 3 muaj nga denoncimil i konsullit polak nga AKU akoma dhe sot nuk është bërë kontroll në subjektin denoncues.
Institucioni AKU nuk vepron as për shkresa as për inspektime edhe pse per Sezonin Turistik ka patur në zbatim një Urdhër nga Kryeministri.
Mendojeni sa të rrezikuar mbeten qytetarët shqiptarë.
Per ta nuk pyet njeri!
Sezoni ka mbaruar!
Por AKU mund të shkoj dhe sot! Interesimit tonë nëse kishin marre një pergiigje nga AKU për ankesën e bërë zyrtarisht në resortin turistik të njohur në Durres ku u helmuan turistet polake, një nëpunës i ambasades na konfirmoj se nuk kishin një pergjigje nga ky autoritet. Mesa duket ky drejtues është zhytur në llumin e qokave edhe pse Kryeministri Rama e vuri me
bujë të madhe ai kompentent i zbatimit te ligjeve dhe detyrave nga më delikatet dhe rëndësishme për sigurinë e ushqimit që konsumojnë shqiptarët. Problemi i miellit qe konsumohet është një skandal me vete. Shpresojme qe ne swzonin tjeter ambasada polake do ta ketë një pergigje nga AKU dhe nje inspektim që të mos helmohen më turistët në resortin  e njohur turistik në Durrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.