Agim Xhafka ka një urim special për 60-vjetorin e TVSH
Meqënëse TVSH ka 60-vjetorin m’u kujtua lufta që i bëri kafes. Nga që shteti komunist nuk kishte para të blinte kafe nxori në ekran lukuni mjekësh. Që rendisnin të këqijat në shëndet të saj. Pastaj plot shkencëtarë i thonin popullit të pinte çikore në vend të kafes. Se çikorja për shëndetin ishte si qumështi për fëmijën.
Hajd,ku ta kesh përvjetorin TVSH!
***
Më poshtë lexoni një raport për TVSH që paguhet nga taksat tona
Prej 10 vitesh qytetarët i paguajnë RTSH-së 100 lekë çdo muaj si tarifë për aparatin mirëpo në një raport që i është dorëzuar Parlamentit, thuhet se 10% e këtyre të ardhurave mbahen nga OSHEE.
Sakaq, në raport thuhet se RTSH e mbylli vitin 2019 me borxhe të larta nsi rezultat i të ardhurave të munguara gjatë tri viteve të fundit.
“Tarifa e aparatit (100 lekë në muaj, ose 1,200 lekë/vit) mbetet e pandryshuar pfrej 10 vitesh. Vlera e faturimit të saj nuk është transparente dhe në zbatim të plotë të udhëzimeve ligjore. Përqindja që mbahet aktualisht nga OSHEE (10%) nuk ulet në nivelin 2%, sipas kërkesave të vazhdueshme të RTSH-së. Buxheti i viti 2019 ishte pothuajse ne te njejtin nivel me vitin 2018, me një ulje të vogel për investimet në teknologji, shpenzimet e tjera operative dhe shpenzimet për interesa e këste kredie. Rritjet në zërat e tjerë janë rezultat i ndryshimeve strukturore programore për zërin e shpenzimeve të tjera operative (honoraret), projekte filmike e artistike, shpenzime udhëtimi etj. Nisur nga ecuria e të ardhurave dhe shpenzimeve, RTSH gjatë gjithë vitit 2019 ka likuiduar vetëm shpenzimet e domosdoshme, si dhe ka ndjekur hap pas hapi situatën, për të realizuar detyrimet kontraktore. RTSH e mbylli vitin 2019 me detyrime (borxhe) të larta ndaj të tretëve, si rezultat i të ardhurave të munguara gjatë tre viteve të fundit, relatuar në Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Financave”, thuhet në raport ku bëhet transparent edhe numri i punonjësve nga viti në vit. Për 2019-ën, RTSH ka krijuar 8 vende të reja pune krahasuar me 2018-ën.
Në raport ngrihet si shqetësim edhe largimi i punonjësve të rinj në moshë si pasojë e emigrimit.
“Numri i vëndeve të punës në strukturën e Drejtorisë së Përgjithshme për vitin 2019 ka qenë 118 vende pune, për vitin 2018 ka qenë 110 vende pune. Rritja ka ardhur si pasojë e ngritjes së një strukture të re për promocionin në rrjetet sociale, facebook, instagram, youtube dhe WEB. Gjatë viti 2019, struktura organizative dhe analitike e Njesisë së Programeve të RTSH-së ishte e përbërë nga 241 punonjës, ndërsa për vitin 2018 numri i vendeve të punës ishte 254, pra 13 punonjës më pak. Njësia Teknike e RTSH-së ka patur 299 vende pune për vitin 2019, ndërsa për vitin 2018 ka qenë 303, pra 4 punonjës më pak. Për Njësinë e Emisioneve Tematike dhe Lajmeve, numri i vendeve të punës për vitin 2019 ka qenë 142, për vitin 2018 numri i vendeve të punës ka qenë 144, pra dy vende pune më pak. Gjatë vitit 2019, struktura organizative e Orkestrës Simfonike të RTSH-së ka patur 70 vende pune, për vitin 2018 ka patur 69. Gjatë vitit 2019, me përjashtim të shtimit të 1 vendi pune në Gjirokastër, Qendrat Vendore Audiovizive të RTSH-së në Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës nuk kanë patur ndryshime ne strukturat e tyre organizative. Si pasojë e ndryshimeve strukturore të RTSH-së, gjatë 2019 struktura organizative e sistemit të RTSH-së figuron me 982 vënde pune. Është vënë re se gjatë vitit 2019 ka patur largime me dëshirë (e përkthyer në përqindje 4,5%) sidomos nga punonjës të moshës së re. Arsyet më të shumta janë për emigrim, ose për një punë më të ardhura me te larta. Ky është një problem për Institucionin tone, pasi po largohet fuqia punëtore e moshës së re dhe më të kualifikuar”, thuhet ndër të tjera në raport.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



