Agjenti i FBI Steve Butler po drejton realisht SPAK e BKH-në
Ambasada Amerikanë, bëri të ditur në një komunikatë të sajën se “Ambasadorja Kim u takua me Butler për t’a mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese.”
Butler, një ish-agjent i FBI-së në Seatle, ka drejtuar superoperacione dhe është i specializuar kryesisht për çështjet e pastrimit të parave dhe lëvizjes së të mirave monetare të krimit të organizuar, zyrtarëve të korruptuar, apo edhe veprimeve të shteteve nëpërmjet koridoreve sekrete.
Është një nga njerëzit që ka arritur rezultate të mëdha pikërisht në zbulimin e asaj që quhet “paraja fantazmë”, çka në Shqipëri është thelbi i çështjes.
Kjo ekspertizë e nivelit të lartë do t’i vijë BKH-së shqiptare pikërisht në “nyjën gordiane” që prej kohësh flitet, dhe që në fakt ka gjurmë e të dhëna mjaft të konsiderueshme. Por që janë ndaluar e shkatërruar nga agjenci shqiptare që asnjëherë nuk i hetuan: duke nisur nga Prokuroria e Adriatik Llallës, Shërbimi Sekret, apo edhe agjenci qeveritare, që kishin për detyrë por nuk e bënë kurrë.
Asistenca e njeriut të rëndësishëm të FBI-së, që realisht do të jetë “guru”-ja e BKH-së synon pikërisht të zbulojë kontot e fshehta dhe të pastruara të krimit të organizuar shqiptar e të zyrtarëve të korruptuar.
Madje, siç mësohet, është arritur të kapet një data baze i rëndësishëm nga FB nëpërmjet disa kompanive spanjolle që për vite kanë shërbyer si agjenci pastrimi të transaksioneve të drogës, kontrabandës apo korrupsionit. Dy zona të rëndësishme të Europës në Spanjë e Francë, si Nica e Minorka, prej 5 vitesh kanë qenë edhe qendrat ku mafia shqiptare ka pastruar paratë. E gjithë kjo veprimtari është ndjekur në vazhdimësi nga DEA, FBI, por edhe nga Europol.
Thjeshtë, të dhënat nuk i janë dhënë prokurorisë dhe policisë shqiptare nga frika e dekonspirimit.
Aksioni më i fundit që kreu DIA italiane me dy të penduar të saj që solli rezultate të rëndësishme, e që i ndau me SPAK, ishte prova e parë që doli realisht e suksesshme, e jo më kot krerët e DIA-s por edhe prokurorisë antimafia të Italisë ngritën në qiell SPAK.
Në kohën kur do të ndryshohet kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pritet të rinovohet edhe SPAK e BKH…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



