E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agnesa Vuthaj bëhet pjesë e projektit hollivudian
Publik News

Agnesa Vuthaj bëhet pjesë e projektit hollivudian

Bukuroshja shqiptare, e cila mohoi lidhjen me biznesmenin në kërkim, është bërë pjesë e një projekti vërtet interesant për t’iu ardhur në ndihmë grave dhe fëmijëve në mbarë botën!

CNN transmetoi një intervistë të Valeria Altobelli, si ideatore e këtij organizimi që bëri bashkë vajzat që kanë konkurruar ndër vite në Miss World.

Kënga e Diane Warren, “I’m Standing With You”, do të këndohet nga vajzat në shumë gjuhë, ndër to edhe shqip përmes Agnesa Vuthaj.

Ky projekt madhor është për të ngritur zërin kundër abuzimit e diskriminimit të fëmijëve dhe femrave.

Agnesa është shprehur shumë e lumtur që është bërë pjesë e këtij projekti kaq të veçantë.

Kënga do të publikohet ditën e nesërme!

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.