Agron Çela shfaqet krah Ramës në Shkodër
Pas valles së bujshme të ish-deputetit të Ilir Metës, Agron Çelës dhe Elisa Spiroplalit, të dy janë ulur krah kryeministrit Edi Rama në një takim që ky i fundit ka zhvilluar në Shkodër.
Rama ka shpërndarë në rrjete sociale pjesë nga takimi ku në tryezë shihet Spiropali e ulur në krahun e djathtë të Ramës dhe Agron Çelën në anën e tij të majtë. Pjesë e takimit ishte gjithashtu edhe Benet Beci.
Kryeministri bën me dije se në takim është diskutuar me deputetët për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës në Shkodër.
“Shkodra na na bashkon- Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



