E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Gjekmarkaj: PS nuk gjen dot një parullë për zgjedhjet e 2021
Publik News

Agron Gjekmarkaj: PS nuk gjen dot një parullë për zgjedhjet e 2021

Duke komentuar qëndrimet e partive më të mëdha politike në vend, analisti Agron Gjekmarkaj thotë se PS ka qasje konservatore dhe aty gjithçka lëviz rreth kryeministrit Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së.

saff-770x431

 

Ai thotë se deri më tani partia qeverisëse s’ka një parullë të re elektorale dhe e ka të vështirë ta gjejë.

Për më tepër ai thotë se Rama dhe PS tashmë ushtrojnë presion mbi administratën dhe biznesmenët që kanë përfituar ndër vite nga pushteti për të forcuar elektoratin

Ndërkohë për PD, analisti shprehet në News 24, se ka një lëvizje në kampin opozitar teksa vlerëson Komisionin e Vlerësimit. Sipas tij, lëvizjet e fundit në PD i trazojnë ujërat brenda saj dhe krijojnë energji të re.

“Ftesa e Metës hyn te dekori i xhentilesës politike. Sa i përket mënyrës si ndërhyn në fushatë, shoh një qasje konservatore të PS, gjithçka rreth Ramës. S’ka parullë të re elektorate. E ka të vështirë të gjejë. Por duket sikur luhet për jetë a vdekje. Ka presion mbi administratën, biznesmenët që kanë përfituar. Le të themi që po luan mbi gjërat e njohura. Nëse oferta është për kredibilitetin e Ramës, do jetë e vështirë.

Tek opozita ka risi. Komisioni i vlerësimit ka një autoritet publik. Ka një lëvizje. Do e quaja ushtrim demokracie tek PD. I trazon mjaft ujërat, krijon energji. Por është mjaft shpejt se ka kohë për fabulën.”- tha Gjekmarkaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.